Energjizimin e të gjithë aktorëve turistikë të zonave rurale në mbarë vendin.



Ke një ide për të zhvilluar një produkt të ri turistik apo një eksperiencë të re turistike që lidhet me natyrën, trashëgiminë kulturore, kulinarinë apo aventurën në Shqipëri? Ke identifikuar një produkt apo shërbim që ka potencial për t’u zhvilluar më tej në zonën tënde?
Apliko tani në TIP!
Je profesionist në turizëm apo në fushën e mikpritjes dhe dëshiron të zgjerosh aktivitetin duke pritur më shumë turistë dhe për një kohë më të gjatë?
Apliko tani në TIP!
Dëshiron të përfitosh mundësi mbështetjeje financiare dhe mentorim për zhvillimin e idesë tënde?
Apliko tani në TIP!
TIP – Tourism Innovation Platform është një mundësi për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri përmes ideve dhe eksperiencave të reja turistike.
Thirrja TIP 2026 organizohet dhe drejtohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, me mbështetjen teknike të GIZ.
Përmes një procesi konkurrues, TIP do të vlerësojë idetë më të mira për zhvillimin e produkteve dhe eksperiencave turistike në të gjithë Shqipërinë. Aplikantët e përzgjedhur do të kenë mundësi të përfitojnë mentorim për prezantimin e ideve, të marrin pjesë në eventin TIP dhe të krijojnë lidhje të reja me biznese dhe ekspertë të sektorit.
Idetë fituese do të kenë mundësi të përfitojnë mbështetje financiare për zhvillimin e tyre.
Energjizimin e të gjithë aktorëve turistikë të zonave rurale në mbarë vendin.
Zhvillimin e eksperiencave të reja turistike të qëndrueshme në Shqipëri.
Nxitjen e një ofertë të turizmit të qëndrueshëm rural në Shqipëri, përgjatë gjithë vitit.
Ky informacion përshkruan sektorët dhe temat kryesore ku idetë tuaja inovative mund të lëvrojnë për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit rural.
Ide që bazohen mbi turizmin e aventures dhe natyrës, si ecje malore, ciklizëm, sportet e ujit, kacavjerrjes, hipizëm etj.
Ide që bazohen mbi produkte turistike të cilat fuqizojnë komunitetet lokale dhe rigjallërojne traditat si folklori, kullat, legjendat, mitet, artin, zanatet apo historinë.
Ide që bazohen në përvojat turistike lokale, si përvojat kulinare, gastronomike, edukative apo të aventures të ofruara nga profesionistet e fushës së mikpritjes, si bujtinat, agriturizmet apo fermat turistike.
Aplikimet për t’u bërë pjesë e TIP do të jenë të hapura nga data 15 tetor deri më 31 tetor 2026.
Gjatë kësaj periudhe, të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë pyetje lidhur me aplikimin dhe kriteret në adresën [email protected]
Çfarë përfitoni duke u bërë një tip në fushën e turizmit rural të qëndrueshëm?
Ideja juaj mund të përzgjidhet për të përfituar mbështetje financiare për zhvillimin e një produkti apo eksperience turistike.
Do të merrni udhëzime praktike për të prezantuar më mirë idenë tuaj dhe për të komunikuar potencialin e saj gjatë eventit TIP.
Do të bëheni pjesë e një rrjeti sipërmarrësish, inovatorësh, operatorësh dhe ekspertësh turistikë që punojnë për të sjellë produkte unike dhe të qëndrueshme në Shqipëri.