TIP

TIP – Tourism Innovation Platform 2026

Organizuar dhe drejtuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, me mbështetjen teknike të GIZ.

Kushtet e pjesëmarrjes

1. Qëllimi i TIP

1.1. TIP është një mundësi për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri. Përmes një procesi konkurrues, TIP do të vlerësojë realizueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe potencialin e zhvillimit të ideve të paraqitura.

Objektivi kryesor është mbështetja e produkteve dhe eksperiencave turistike inovative që rrisin konkurrueshmërinë e ofertës turistike, krijojnë mundësi punësimi dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale.

1.2. Aplikantët e përzgjedhur do të përfitojnë mbështetje për përgatitjen dhe prezantimin e ideve të tyre, pjesëmarrje në eventin TIP dhe mundësi për të krijuar lidhje me biznese dhe ekspertë të sektorit. Idetë fituese do të kenë mundësi të përfitojnë mbështetje financiare për zhvillimin e tyre, sipas kushteve të thirrjes.

2. Kohështrirja dhe territori

2.1. Thirrja për aplikime do të jetë e hapur nga 15 tetor deri më 31 tetor 2026.

2.2. Gjatë javës së parë të nëntorit 2026, do të bëhet vlerësimi dhe përzgjedhja e aplikimeve që kalojnë në fazën tjetër. Të gjithë aplikantët do të njoftohen për rezultatin e aplikimit të tyre.

2.3. Gjatë javës së dytë të nëntorit 2026, aplikantët e përzgjedhur do të ftohen në një sesion online për të marrë udhëzime praktike mbi përgatitjen e një prezantimi sa më të qartë, bindës dhe tërheqës.

2.4. Eventi TIP do të mbahet gjatë javës 16–20 nëntor 2026, ku aplikantët e përzgjedhur do të prezantojnë idetë e tyre dhe do të përzgjidhen fituesit. Data dhe vendi i saktë do të komunikohen në vijim.

2.5. Produktet dhe eksperiencat turistike të propozuara mund të zhvillohen në të gjithë territorin e Shqipërisë, pa kufizime sipas bashkive apo qarqeve.

3. Pjesëmarrja në TIP – Tourism Innovation Platform

3.1. TIP inkurajon pjesëmarrjen e bizneseve, individëve dhe skuadrave që dëshirojnë të zhvillojnë një produkt apo eksperiencë turistike në Shqipëri.

3.2. Aplikimet janë të hapura për produkte dhe eksperienca të reja turistike, si dhe për ide që synojnë zhvillimin ose përmirësimin e produkteve ekzistuese. Dokumentacioni i nevojshëm për përfitimin e mbështetjes financiare përcaktohet në rregullat e thirrjes.

3.3. Aplikantët duhet të propozojnë ide inovative ose prototipe me funksionalitet minimal, me potencial për të përmirësuar ofertën turistike. Idetë mund të lidhen me turizmin aktiv, turizmin kulturor dhe përvojat turistike lokale. Mirëpriten edhe ide përtej këtyre kategorive, në përputhje me objektivat e TIP.

3.4. Aplikantët duhet të demonstrojnë përkushtim ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjes së mjedisit, promovimit të trashëgimisë kulturore dhe praktikave të përgjegjshme turistike.

3.5. Aplikantët e përzgjedhur duhet të jenë të disponueshëm për të marrë pjesë në sesionin online të përgatitjes dhe fizikisht në eventin TIP. Pjesëmarrësit duhet të jenë përfaqësues kryesorë të biznesit ose skuadrës së tyre, të përfshirë në zhvillimin e idesë dhe me aftësi vendimmarrëse.

3.6. Aplikantët duhet të respektojnë kërkesat ligjore dhe rregullat në fuqi në Shqipëri në lidhje me sipërmarrjen, turizmin dhe aktivitetet e propozuara. Transparenca financiare, llogaridhënia dhe praktikat etike vlerësohen gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes dhe zbatimit.

3.7. Gjatë aktiviteteve të TIP mund të realizohen fotografi dhe regjistrime për dokumentimin dhe promovimin e iniciativës. Pjesëmarrësit do të informohen për përdorimin e tyre dhe, kur kërkohet pëlqim, ai do të merret veçmas.

4. Regjistrimi në TIP

4.1. Aplikimi për t’u bërë pjesë e TIP është falas.

4.2. Aplikantët duhet të plotësojnë formularin online në tip.com.al, duke dhënë informacionin e kërkuar për aplikantin dhe projektidenë e tyre, brenda afatit të përcaktuar.

4.3. Aplikantët garantojnë se informacioni i dhënë është i vërtetë dhe i saktë dhe mbajnë përgjegjësi për çdo falsifikim ose pasaktësi.

4.4. Aplikimet duhet të jenë të shkruara qartë dhe në formë të kuptueshme. Organizatori rezervon të drejtën të përjashtojë aplikimet që nuk përmbushin kërkesat e thirrjes.

5. Fituesit

5.1. Idetë fituese do të përzgjidhen në nivel kombëtar, përmes një procesi vlerësimi transparent dhe në përputhje me kriteret e thirrjes. Përzgjedhja nuk kufizohet sipas bashkive apo qarqeve.

5.2. Idetë fituese do të kenë mundësi të përfitojnë mbështetje financiare nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për realizimin e aktiviteteve të miratuara.

5.3. Shuma e mbështetjes, kostot e pranueshme, afatet e zbatimit dhe detyrimet e përfituesit do të përcaktohen në marrëveshjen përkatëse të mbështetjes.

5.4. Dorëzimi i aplikimit ose përzgjedhja për pjesëmarrje në eventin TIP nuk garanton përfitimin e financimit.

6. Të përgjithshme

6.1. Të dhënat personale të aplikantëve do të përpunohen për administrimin dhe zbatimin e TIP 2026, sipas kushteve të privatësisë më poshtë.

6.2. Këto kushte, së bashku me rregullat e aplikimit dhe formularin e regjistrimit, përcaktojnë kushtet e pjesëmarrjes në TIP. Për përfituesit e financimit, detyrimet specifike përcaktohen në marrëveshjen përkatëse të mbështetjes.

6.3. Çdo ndryshim ose sqarim i këtyre kushteve do të komunikohet me shkrim nga organizatori përmes website-it dhe/ose drejtpërdrejt aplikantëve.

KUSHTET E PRIVATËSISË

TIP – Tourism Innovation Platform respekton privatësinë tuaj.

Kur aplikoni në tip.com.al, jepni të dhëna personale që përdoren për administrimin, vlerësimin dhe zbatimin e thirrjes TIP 2026.

Këto mund të përfshijnë emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit, adresën e email-it, gjininë, grupmoshën, të dhënat e biznesit, NIPT-in kur aplikohet, si dhe informacionin që jepni për përvojën tuaj dhe projektidenë.

Kjo politikë zbatohet për të dhënat personale të mbledhura në kuadër të TIP 2026. Kur aktivitete të veçanta kërkojnë përpunime shtesë, do t’ju ofrohet informacion specifik për to.

Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave tuaja personale?

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si organizatore e TIP 2026.

Me kë mund të kontaktoni për pyetje ose kërkesa?

Për pyetje, kërkesa ose ankesa në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni në:

[email protected]

Për çfarë përdoren të dhënat tuaja?

Të dhënat personale përdoren për:

  • Administrimin dhe vlerësimin e aplikimeve.
  • Komunikimin me aplikantët dhe njoftimin e rezultateve.
  • Organizimin e sesionit online dhe eventit TIP.
  • Administrimin e mbështetjes për idetë fituese.
  • Monitorimin dhe raportimin e zbatimit të iniciativës.

Përpunimi kryhet mbi bazën ligjore të zbatueshme për aktivitetin përkatës. Kur kërkohet pëlqimi juaj, ai do të merret veçmas për qëllimin e përcaktuar.

Parimet e përpunimit të të dhënave

Ligjshmëria dhe transparenca: Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente.

Minimizimi i të dhënave: Mblidhen vetëm të dhënat e nevojshme për qëllimet e përcaktuara.

Kufizimi i qëllimit: Të dhënat nuk përdoren për qëllime të tjera të papajtueshme me ato për të cilat janë mbledhur.

Saktësia: Merren masa të arsyeshme që të dhënat të jenë të sakta dhe të përditësuara.

Siguria: Zbatohen masa teknike dhe organizative të përshtatshme për mbrojtjen nga aksesi i paautorizuar, humbja, ndryshimi ose përpunimi i paligjshëm.

Kufizimi i ruajtjes: Të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve të përpunimit dhe detyrimeve ligjore të zbatueshme.

Me kë mund të ndahen të dhënat?

Të dhënat mund t’u vihen në dispozicion personave të autorizuar për administrimin dhe vlerësimin e thirrjes, si dhe partnerëve dhe ofruesve të shërbimeve të angazhuar në zbatimin e TIP 2026.

Aksesi kufizohet në informacionin e nevojshëm për detyrën përkatëse dhe shoqërohet me detyrime për konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave.

Çdo transferim ndërkombëtar i të dhënave, nëse kryhet, duhet të përmbushë kërkesat ligjore të zbatueshme.

Sa gjatë ruhen të dhënat tuaja personale?

Të dhënat ruhen për periudhën e nevojshme për administrimin, vlerësimin, zbatimin dhe raportimin e TIP 2026, si dhe për përmbushjen e detyrimeve ligjore.

Për informacion mbi periudhën konkrete të ruajtjes, mund të kontaktoni në [email protected].

Si mbrohen të dhënat tuaja personale?

Masat e mbrojtjes synojnë ruajtjen e:

  • Konfidencialitetit: mbrojtjen nga aksesi dhe përdorimi i paautorizuar.
  • Integritetit: mbrojtjen nga ndryshimi ose dëmtimi i paautorizuar.
  • Disponueshmërisë: mundësimin e aksesit për personat e autorizuar kur është e nevojshme.

Palët e angazhuara për përpunimin e të dhënave duhet të respektojnë detyrimet përkatëse të sigurisë dhe konfidencialitetit.

Cilat janë të drejtat tuaja?

Në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm, mund të kërkoni informacion dhe akses në të dhënat tuaja personale, korrigjimin e tyre dhe, kur plotësohen kushtet ligjore, fshirjen ose kufizimin e përpunimit.

Kur përpunimi bazohet në pëlqimin tuaj, mund ta tërhiqni atë. Tërheqja nuk cenon ligjshmërinë e përpunimit të kryer përpara saj.

Për ushtrimin e të drejtave tuaja, mund të shkruani në [email protected]. Gjithashtu, mund t’i drejtoheni autoritetit kompetent për mbrojtjen e të dhënave personale.

Komunikimet promovuese dhe cookies

Aplikimi në TIP nuk përbën automatikisht pëlqim për komunikime promovuese që nuk lidhen me administrimin e thirrjes.

Nëse website-i përdor cookies që kërkojnë pëlqim, përdoruesit do të informohen dhe do t’u jepet mundësia të shprehin zgjedhjen e tyre.