TIP

TIP4CE - Tourism Innovation Platform for Circular Economy 2025

Termat e privatësisë

1. Qëllimi i TIP4CE

TIP4CE është një iniciativë inovative e dedikuar për zhvillimin e zgjidhjeve të ekonomisë qarkulluese brenda sektorit të turizmit në Shqipëri. Nisma synon të fuqizojë profesionistët e turizmit – përfshirë operatorët turistikë, guidat turistike, ofruesit e mikpritjes dhe bizneset e agroturizmit – për të zhvilluar qasje të qëndrueshme dhe krijuese me një fokus të theksuar në përmirësimin e praktikave të menaxhimit të mbetjeve.

1.2. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të punojnë ngushtë me ekspertët shqiptarë të diasporës përmes sesioneve të mentorimit një-në-një, ku ata do të udhëzohen në zhvillimin e planeve të biznesit, modeleve financiare dhe prezantimeve, duke siguruar që idetë e tyre janë gati për prezantim dhe me pas në rast se shpallen fitues të thirrjes, të jenë gati edhe për zbatim. Zgjidhjet më premtuese do të mbështeten financiarisht, duke nxitur një rritje të turizmit më të qëndrueshëm dhe duke promovuar një industri turistike më të gjelbër.


2. Kohështrirja
2.1. Aktivitetet e TIP4CE do të shtrihen nga muaji mars deri në muajin qershor, ku do të zhvillohen 2 info-sesione, keshillim online me ekspert të fushes dhe nje konkurs që kërkon prezencën tuaj fizike përgjatë së cilës do të shpallen idetë fituese.
2.2. TIP4CE do të shtrihet në 6 (gjashtë) zonat e Gjirokastrës, Sarandës, Himarës, Këlcyrës, Tepelenës dhe Përmetit.


3. Pjesëmarrja në TIP4CE – Tourism Innovation Platform
3.1. TIP4CE inkurajon pjesëmarrjen e operatorëve vendas dhe profesionistëve të turizmit në 1 nga gjashtë zonat e targetuara.
3.2. Aplikimet janë të hapura për individë dhe ekipe që janë profesionistë biznesi në sektorin e turizmit rural dhe kanë status aktiv të konfirmuar nga qendra kombëtare e biznesit (NIPT).
3.3. Për t’u kualifikuar, aplikantët duhet të propozojnë ide novatore për produktin ose nderhyrjen me funksionin minimal që kanë potencialin për të transformuar dhe përmirësuar sektorin e turizmit të qëndrueshëm. Këto ide duhet të përputhen me një ose më shumë nga sfidat e mundshme të ndërhyrjeve të përshkruara në këtë thirrje.
3.4. Aplikantët duhet të demonstrojnë një përkushtim të fortë ndaj objektivave të TIP4CE. Kjo përfshin një përkushtim ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, me një fokus të theksuar në përmirësimin e praktikave të menaxhimit të mbetjeve.
3.5. Aplikantët duhet të jenë fizikisht të disponueshëm për të marrë pjesë në thirrjet apo edhe në konkurs që do të zhvillohet gjatë kohëzgjatjes së projektit. Pjesëmarrësit duhet të jenë përfaqësues kryesorë të ndërmarrjes së tyre me aftësi vendimmarrëse.
3.6. Aplikantët duhet të respektojnë të gjitha kërkesat ligjore dhe rregulloret e qeverisë shqiptare në lidhje me sipërmarrjen, turizmin dhe operacionet e biznesit. Është thelbësore të sigurohet që idetë dhe iniciativat e propozuara t’u përmbahen ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Transparenca financiare, llogaridhënia dhe praktikat etike vlerësohen shumë gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes.
3.7. Duke marrë pjesë në këtë iniciativë, pjesëmarrësit bien dakort për publikimin e fotove, pamjeve të tyre përgjatë TIP4CE.

4. Registrimi në TIP4CE
4.1. Aplikimi për t’u bërë pjesë e platformës TIP4CE është falas.
4.2. Aplikantët që dëshirojnë të registrohen në këtë platformë duhet të plotësoinë formularin e aplikimit në tip.com.al ku iu kerkohet informacioni i nevojshëm rreth projekt idesë së tyre.
4.3. Pjesëmarrësit garantojnë që informacioni i dhënë është i vërtetë dhe i saktë, dhe mbajnë përgjegjësi për çdo lloj falsifikimi dhe/ose pasaktësie.

5. Fituesit
5.1. Në varësi të ideve dhe kërkesave per suport do të ketë 6 deri në 8 ide fituese e cila do të zgjidhet në përputhje me një proçes vlerësimi transparent.
5.2. Projekt-ideja fituese do të financohet nga GIZ me një vlerë monetare deri në 15.000 euro për të implementuar të gjitha aktivitetet e planifikuara në propozim.

6. Të përgjithshme
6.1. Pjesëmarrësi kupton dhe bie dakort që Organizatorët do të përpunojnë informacionet e tij / saj personale në lidhje me këtë iniciativë.
6.2. Ky dokument me kushtet e privatësisë, së bashku me çdo formë registrimi në TIP4CE, përfaqësojnë të gjithë marrëveshjen e Pjesëmarrësit me Organizatorët në lidhje me TIP4CE.
Këto terma nuk mund te modifikohen ose ndryshohen përveçse me marrëveshje me shkrim të Organizatorëve.

KUSHTET E PRIVATËSISË

TIP4CE – Tourism Innovation Platform for Circular Economy respekton privatësinë tuaj.
Nëse ju bëheni pjesë duke aplikuar në TIP4CE.com.al, ju keni të drejtën për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Këto të dhëna mund të lidhen me emrin tuaj, numrin e telefonit, adresën e e-mail-it, por edhe me të dhëna të tjera, të tilla, numri identifikues i sipërmarrjes suaj, vendbanimi etj.
Ky dokument përmban rregulla dhe shpjegime të përgjithshme. Ai plotësohet me njoftime specifike të veçanta të privatësisë, që kanë të bëjnë me shërbime të veçanta, mjete, aplikacione, faqe në internet, portale, promovime të ndryshme, veprime marketingu, platforma të sponsorizuara të mediave sociale, etj., të siguruara, ose të operuara nga ose në emrin tonë.
Këto njoftime të privatësisë do t’ju komunikohen sa herë që Të Dhënat tuaja Personale janë të nevojshme në kuadrin e aktiviteteve të përmendura më lart (për shembull, përmes faqeve të internetit, portaleve, shërbimeve individuale të komunikimit, buletineve, sondazheve, ngjarjeve, etj.).
Kjo Politikë zbatohet për të gjitha të dhënat tuaja personale të mbledhura dhe të përdorura nga (ose në emër të) TIP4CE – Tourism Innovation Platform të referuara në këtë Politikë si “TIP4CE”, “ne” dhe “tanë/tonat”.
Nëse i pranoni dispozitat e kësaj politike, ju jeni duke rënë dakord që ne të përpunojmë të dhënat tuaja personale në mënyrat që përcaktohen në këtë politikë.

KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE?
TIP4CE – Tourism Innovation Platform for Circular Economy
Me kë mund të kontaktoni në rast se keni pyetje ose kërkesa?
Pika e kontaktit për mbrojtjen e të dhënave ([email protected])
Ne mundësojmë një pikë kontakti për mbrojtjen e të dhënave, e cila do të trajtojë pyetjet ose kërkesat tuaja në lidhje me këtë Politikë, çdo njoftim specifik të privatësisë, Të Dhënat tuaja personale dhe përpunimin e tyre.
Për çdo pyetje, ose kërkesë, ose ankesë në lidhje me zbatimin e kësaj Politike, ose për të ushtruar të drejtat tuaja, siç përshkruhet në këtë dokument, ju mund të kontaktoni në pikën e kontaktit për mbrojtjen e të dhënave:
Ne i vlerësojmë të dhënat tuaja personale që na janë besuar dhe jemi të përkushtuar t’i përpunojmë ato në një mënyrë të drejtë, transparente dhe të sigurt. Parimet kryesore që zbaton TIP4CE janë si më poshtë:
Ligjshmëria: Ne do të mbledhim të dhënat tuaja personale vetëm në një mënyrë të drejtë, të ligjshme dhe transparente.
Minimizimi i të dhënave: ne do të kufizojmë mbledhjen e të dhënave tuaja personale në atë që është drejtpërdrejt e rëndësishme dhe e nevojshme për qëllimet për të cilat ato janë mbledhur.
Kufizimi i qëllimit: ne do të mbledhim të dhënat tuaja personale vetëm për qëllime të specifikuara, të qarta dhe legjitime dhe nuk do t’i përpunojmë ato më tej në një mënyrë të papajtueshme me këto qëllime.
Saktësia: ne do t’i mbajmë të dhënat tuaja personale të sakta dhe të përditësuara.
Siguria dhe mbrojtja e të dhënave: ne do të zbatojmë masa teknike dhe organizative për të ofruar një nivel të duhur të sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave duke marrë parasysh, ndër të tjera, natyrën e të dhënave tuaja personale që do të mbrohen.
Masa të tilla parashikojnë parandalimin e çdo zbulimi, ose aksesi të paautorizuar, shkatërrimit aksidental, ose të paligjshëm, ose humbjes aksidentale, ose ndryshimit dhe çdo forme tjetër të paligjshme të përpunimit.
Aksesi dhe korrigjimi: ne do të përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me të drejtat tuaja ligjore.
Kufizimi i ruajtjes: ne do të ruajmë të dhënat tuaja personale në një mënyrë, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave dhe jo më shumë se sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat ato janë mbledhur.
Mbrojtja për transferimet ndërkombëtare: ne do të sigurojmë që të dhënat tuaja personale të transferuara jashtë ZEE (Zona Ekonomike Europiane) të mbrohen në mënyrë adekuate.
Masat mbrojtëse ndaj palëve të treta: ne do të sigurojmë që aksesi i të dhënave personale nga dhe transferimet te palët e treta, të kryhet në përputhje me ligjin në fuqi dhe me masat mbrojtëse të përshtatshme kontraktuale.
Ligjshmëria e marketingut të drejtpërdrejtë dhe cookies: kur ju të merrni materiale promovuese ose kur të vendosim cookies në kompjuterin tuaj, ne do të sigurojmë që ta bëjmë këtë në përputhje me ligjin në fuqi.
Kurdoherë që kemi nevojë për të dhënat tuaja personale, gjithmonë ju do të informoheni qartë se cilat prej të dhënave tuaja personale ne mbledhim. Ky informacion do t’ju ofrohet përmes një njoftimi të veçantë të privatësisë, i cili, për shembull, do të përfshihet në shërbime specifike (përfshirë shërbimet e komunikimit), gazetat elektronike, sondazhet, ftesat për ngjarje, etj.
Ju lutemi, vini re se në përputhje me ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, të dhënat tuaja personale mund të përpunohen nëse ju keni dhënë pëlqimin tuaj për qëllimet e përpunimit (siç përshkruhet në njoftimin e privatësisë në lidhje me atë përpunim të veçantë).
Ne do të përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm për qëllime të specifikuara, të qarta dhe legjitime dhe nuk do t’i përpunojmë ato më tej në një mënyrë që është e papajtueshme me ato qëllime.

SA GJATË I RUAJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?
Ne do t’i ruajmë të dhënat tuaja personale në një mënyrë, në përputhje me ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.
Ne do t’i mbajmë ato për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat ne përpunojmë të dhënat tuaja personale, ose në përputhje me ligjin.

Për informacion mbi sa kohë të dhënat personale mund të mbahen para se të hiqen nga sistemet dhe bazat tona të të dhënave, ju lutemi na kontaktoni në pikën e kontaktit për mbrojtjen e të dhënave.

RUAJTJA E TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE
Ne kemi një sërë masash teknike dhe organizative të sigurisë në vend për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga hyrja, ose përdorimi i paligjshëm, ose i paautorizuar, si dhe kundër humbjes aksidentale, ose dëmtimit të integritetit të tyre. Ato janë hartuar duke marrë parasysh infrastrukturën tonë të IT, ndikimin e mundshëm në privatësinë tuaj dhe kostot e përfshira dhe në përputhje me standardet dhe praktikat aktuale të tregut.
Të Dhënat tuaja Personale do të përpunohen nga një përpunues i të dhënave të një pale të tretë, vetëm nëse ai përpunues i të dhënave, pranon të pajtohet me ato masa teknike dhe organizative të sigurisë së të dhënave.
Ruajtja e sigurisë së të dhënave, nënkupton mbrojtjen e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave tuaja personale:
Konfidencialiteti: ne do të mbrojmë të dhënat tuaja personale nga përdorimi i padëshiruar nga palët treta.
Integriteti: ne do të mbrojmë të dhënat tuaja personale nga modifikimi i palëve të treta të paautorizuara.
Disponueshmëria: ne do të sigurojme që palët e autorizuara të kenë qasje te të dhënat personale, kur është e nevojshme.
Procedurat tona të sigurisë së të dhënave, përfshijnë: sigurinë e qasjes, sistemet rezervë, monitorimin, rishikimin dhe mirëmbajtjen, menaxhimin e incidenteve të sigurisë dhe vazhdimësinë, etj.